Me vajzën Tarën në mes, momentet e veçanta dhe gëzimet që po ua sjell vajza po i bëjnë bashkë Teutën dhe Bleron.
Pasi pak javë më parë ishin në festën e ditëlindjes së princeshës, aktorja dhe këngëtari sot të dy nuk kanë munguar në ceremoninë e festës së shkollës ku është Tara me rastin e ditës së fëmijëve.
Ka qenë vetë Blero që në Snapchat ka postuar video nga festa teksa pak minuta më parë, edhe Teuta ka ndarë me fansat foto nga ky event.
‘Çika jem, dielli jem, krenaria jem ? Festa e shkollës Elc, për ditën e fëmijëve ??? Të don mami pa kufi’ – ka shkruar aktorja në foton e shpërndarë.
Tara po i bën shumë krenarë prindërit dhe ky duket të jetë vetëm fillimi. /prive.al/