Më shumë se 700 mijë amerikanë u mbikëqyrën nga studiuesit për të kuptuar se si ndryshoi jetëgjatësia e tyre bazuar në numrin e zakoneve të shëndetshme që ata adoptuan.
Zakonet përfshijnë, të qenit fizikisht aktiv, lirimi nga varësia e medikamentve opoide, moskonsumimi i duhanit, menaxhimi i stresit, dieta e shëndetshme, mosabuzimi me alkool, orari i mirë i gjumit dhe marrëdhënia pozitive shoqërore, shkruan indianexpress.com, transmeton klankosova.tv.
Ka dhe faktorë të tjerë që atribuohen në rritjen jetëgjatësisë të cilët janë, reduktimi i sëmundjeve kronike, përmirësimi i shëndetit kardiovaskular, funksionimi më i mirë i imunitetit, menaxhimi i peshës, inflamacioni më i ulur, ulja e stresit oksidativ (procesi kur trupat tanë përpunojnë oksigjenin që thithim dhe që qelizat tona prodhojnë energji prej tij) dhe shëndet mendor më të rregulluar.
Krijimi i një stili të ri të jetës nuk do të thotë domosdoshmërisht jetë më e gjatë, por përmirëson dukshëm cilësinë e jetës dhe ulë rrezikun nga shumë sëmundje.