Terhiqet nga gara këngëtarja shqiptare pak para nisjes së festivalit!

By

Periudha e fundvitit përveç festave të shumta në vete mbart edhe shumë aktivitete në fushën e muzikës.

Duke nisur me festivalin e ‘Këngës Magjike’ e për të vazhduar me Festivalin e RTSH i cili shërben edhe si urë lidhëse për pjesmarrje në Eurovizion.

Por kur vie në shprehje ky i fundit po fillon disi me ngecje këtë vit.

Këngëtarja e njohur Edona Vatoci e cila planifikonte të merrte pjesë me projektin e saj ‘Mirmengjes’ ka vendosur të tërhiqet nga gara ende pa nisur festivali.

Arsyeja është se këngën në fjalë ajo e ka performuar në një televizion ende pa nisur spektakli gjë që bie në kundërshtim me rregulloren.

E për të qenë sa më korrekte në raport me festivalin, Edona, vendosi që përfundimisht të mos marrë pjesë duke bërë kështu që projektin në fjalë ta publikoj së shpejti edhe atë me videoklip.  /Prive.al/

Për më tepër ky është postimi i bërë nga këngëtarja në profilin e saj në Facebook:

Edona Vatoci

 
Të dashtun

Kënga qe e kom planifiku per në Festivali i këngës në RTSH me emrin ‘Mirëmengjes’ është këndu jooficialisht ne nji emision disa kohe ma perpara dhe ne nje verzion shumë shumë ndryshe nga verzioni i planifikuar për festivalin e RTSH-së, mirëpo per shkak të rregulloreve të Festivalit të RTSH-së edhe në menyrë që edhe unë edhe festivali me qenë korrekt me rregullore, s’bashku kemi vendosë që un’ me u terhjekë nga festivali i RTSH-së.
Ju uroj shumë sukses Festivalit dhe pjesmarrësve t’festivalit, edhe menxi po pres me i ndëgju kangtë e kolegve t’mi! 🙂

Poooor, lajmi i dyte edhe i mire është që kanga edhe video jeme ma e re ‘Mirëmëngjes’ oshte vec pak jave larg publikimit kshtuqë
STAY TUNED, Mirëmëngjes is coming soon <3   

 

Artikuj të ngjashëm