Ashtu siç ju paralajmërua, një telefonatë në shtëpinë e “Vëllait të Madh” ka arritur.
Kësisoj, ishte pikërisht prezantuesi i netëve ‘Prime’, Alaudin Hamiti, ai që e kishte bërë telefonatën, e që ndau me banorët një lajm goxha me rëndësi.
Në një bisedë, fillimisht me Azemin, më pas me Metin, të cilët i porositi që mesazhin t’ua përcjellin të gjithë banorëve të tjerë – Hamiti, ka zbuluar se duke filluar nga momenti i zhvillimit të telefonatës është hapur një televotim, njofton Klankosova.tv.
Bëhet fjalë për televotimin – “Banori më i preferuar i publikut”.