Tekst eksplicit e skena +18 në klipin e ri të Blunt dhe Real (VIDEO)

By

Dyshja e përfolur kohëve të fundit, Blunt dhe Real, dje publikuan projektin e tyre të titulluar “Tululu”.

Përveç tekstit të këngës , vëmendje mori edhe videoklipi për shkak të skenave shumë eksplicite.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vetë dyshja ndërkaq për orkestrimin është kujdesur Florent Boshnjaku.

Kthehemi disa javë mbrapa kur Blunt dhe Real dolën në rrjetin social Instagram për t’i ofenduar shumë prej artistëve shqiptar, duke i dhënë fokus Gjikos e Ledri Vulës.

Në atë kohë, dyshja paralajmëruan që gjatë këtij viti do të ketë shumë projekte të reja nga ta, njërin prej të cilëve veç e publikuan dje./Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm