‘Digjet Ballkani’ ishte projekti i fundit muzikor nga Seldi Qalliu të cilin ai e lançoi menjëherë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri të zhvilluar në Beograd.
Nga ajo kohë Seldi nuk ka sjellur asnjë këngë të re megjithëse kishte paralajmëruar diçka për sezonin e nxehtë.
Vera kaloi dhe ajo për çfarë përmendej këngëtari ishin vetëm pushimet me të dashurën e tij, bijën e gazetarit Milaim Zeka.
Por Seldi tani nuk do të qëndrojë duarkryq pasi përmes rrjetit social Instagram ka bërë të ditur se së shpejti do të vijë me një klip të ri.
Kënga nuk do të jetë solo por në bashkëpunim me Besjan Gashin dhe pritet të jetë gati brenda pak javësh. /Prive.al/
https://instagram.com/p/8Dcfc3v6tP