Të “palarat” iu dolën në shesh! Si ndihet Kim për këngën e re të Kanye West?

By

Me publikimin e albumit të ri të Kaye West, ai ka zbuluar se kishte tradhtuar Kim-in gjatë kohës sa ishin të martuar.

Disa detaje të reja zbulojnë se Kanye ka tradhtuar Kim-in gjatë martesës

Dhe kështu Kim Kardashian nuk është aspak e lumtur me gjestin e fundit të bashkëshortit të saj.

“Kim nuk dëshiron që Kanye të nxjerrë të palarat e tyre. Ajo po lëndohet vazhdimisht nga e drejta e tij për të folur, “tha një burim i brendshëm për HollyëoodLife.

“Kjo po sjell kujtime kur ai foli për një abort të mundshëm. Kim e sheh të papërshtatshme në çdo mënyrë. Është një kujtesë e vazhdueshme që ajo nuk ka të drejtë të thotë asgjë për atë që ai bën, ”tha burimi për media.

Më herët, burimet i thanë Page Six, në këngën Hurricane nga albumi i ri i Kanye Donda, ai lë të kuptohet për të gjitha gjërat që bëri gabim në marrëdhënien e tij me Kim-in. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm