Tea dhe Bearti, zbulojnë përmes postimeve në rrjetet sociale se po e shijojnë shumë dashurinë e tyre. Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen” duken se janë të pandarë, pasi shfaqen gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Së fundmi, Tea dhe Bearti kanë udhëtuar drejt Stambollit, Turqi. Nga aty, ajo ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, pasi duke qenë se edhe atje ka orë policore, ka kohë të lirë
Mes pyetjeve të shumta, Teas i ka rënë në sy një koment që asaj nuk i ka pëlqyer aspak ndaj ka kthyer një përgjigje publikisht.
“Dite me zgjedh burrë ti, po bën jetë lali, ah burri me lekë”, i ka shkruar njëri nga ndjekësit ish-konkurrentes së “Për’puthen”. Tea ka treguar se ja thonë shpesh këtë gjë dhe me përgjigjen e saj ju ka mbyllur gojën të gjithëve.
“Shpesh ma thoni, e para: nuk e kam burrë. E dyta: gjeneroj mjaftueshëm për veten time, s’kam nevojë”, shprehet Tea.