Të gjithë po festojnë Ditën e Babait, po cila është domethënia e saj?

By

Dita e Babait festohet nga familje në mbarë botën.

Mirëpo historia e kësaj dite është mjaft e gjatë dhe kontraverse. Dita e Babait daton në vitin 1908 ku në West Virginia u mbajt një ceremoni për nder të 362 burrave që u vranë në një shpërthim në një zonë minierash. Ky ishte eventi i parë që do të nderontë baballarët dhe që ndodhi vetëm një herë.

Vitin që pasoi një grua e quajtur Sonora Smart Dodd filloi lobimin që Dita e Babait të njihej si festë kombëtare. Dodd ishte njëra nga gjashtë fëmijët të cilët i rriti babai dhe ajo mendoi që edhe baballarët duhet të nderohen njëjtë si nënat. Pas një peticioni një vjeçar në komunitetin e saj, Washington festoi për herë të parë zyrtarisht Ditën e Babait më 19 qershor 1910.

Përgjatë viteve kjo ditë u përhap në çdo shtet dhe më në fund u deklarua si festë zyrtar kombëtare më 1972, kur Presidenti Nikson e futi në ligj. /Prive.al

Image result for father and kids

 

 

Artikuj të ngjashëm