Elon Musk baba për herë të gjashtë, fansat përpiqen të deshifrojnë emrin e bebes

By

Miliarderi i Tesla, Elon Musk ka zbuluar se ai dhe partnerja Grimes kanë mirëpritur së bashku fëmijën e tyre të parë.

Për babin krenar Elon Musk ky nuk është fillimi i prindërimit. Ndërsa djali i tij i porsalindur mund të jetë fëmija i parë me Grimes, i porsalinduri është në të vërtetë fëmija i gjashtë i Elonit.

Por Drejtori i Përgjithshëm i Tesla dhe SpaceX tashmë ka shkaktuar konfuzion në lidhje me emrin e foshnjës, kur në Twitter shkroi X Æ A-12 Musk.

Ndërsa nuk është e qartë nëse Musk ishte duke bërë shaka, shumë nga fansat e tij dhe Grimes e kanë interpretuar emrin si diçka të enigmës, duke lundruar supozimet e tyre më të mira për atë që do të thotë vargu i shkronjave dhe numrave.

Një përdorues i Twitterit interpretoi emrin si “X Ash Archangel” – “Æ” shqiptohet “ash”, dhe “Archangel” ishte kodi i brendshëm për aeroplanin A-12 të CIA-s. Muskut pëlqeu tweet-in, duke bërë që njerëzit të besonin se ishte supozimi i saktë.

 

Artikuj të ngjashëm