Të famshmit reagojnë pas ngjarjes tragjike në Himarë

By

Një fëmijë 5-vjeçar ka ndërruar jetën në plazhin e Potamit në Himarë, pasi është goditur nga një mjet lundrues. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë, rreth orës 14:00.

Policia njoftoi se shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Mësohet se drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Në lidhje me ngjarjen e kobshme kanë reaguar edhe të famshëm në rrjete sociale.

Roland Hysi ka ndarë një postim në Instagram ku shkruan, “aty ku kam të ardhmen, ikën ëndrrat e mia…”.

Më postimin e artistit ka reaguar edhe Aurela Gace duke komentuar, “Tmerr. E paimagjinueshme. Te jesh ne breg, te shijosh diell e det … nga gjithe bota te zgjedhesh vendin tend per.pushim e papritur te te marrin jeten? Kjo eshte te qash e te çirresh ne kupe të qiellit”

View this post on Instagram

A post shared by Roland Hysi (@landifornia)

Klea Huta ka ndarë një postim në Instagram ku ndan dhembjen e saj për vogëlushin që humbi jetën tragjikisht. “Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht nga lajmi që sapo lexova për të miturin në Himarë, Potam që e ka përplasur për vdekje një motoskaf. Si mund ta lejojë shteti një afërsi të tillë në breg të detit me pushues familjar. Çfarë faji ka fëmija shkretë. Si qytetarë si prind dhe si nënë i them shtetit tim të marrin masa për këta gangstera. Jam pranë prindërve dhe familjarëve të vogëlushit dhe s’kam fjalë për ngushëllim. Mund të ishim secili prej nesh në vend të tyre”, ka shkruar Klea në Instastory.

Një ndër personazhet e tjerë të famshëm që ka reaguar është dhe Arbana Osmani e cila ka shkruar në Instastory: “Shqipëria që nuk dua”, shoqëruar me një zemër të thyer. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm