Së fundmi, pjesë e aventurës në “Big Brother VIP” u bë edhe moderatorja Egzona Rafuna.
Për hyrjen e saj, kolegu Arbër Zeka foli në një intervistë për Prive.al dy ditë më parë.
Ai rrëfeu këshillat dhe komentoi Egzonën si karakter brenda shtëpisë.
U bë pjesë e “BB VIP”, kolegu Arbër Zeka zbulon detajet e hyrjes së Egzonës
Por, Arbëri duket të jetë krah edhe si përkrahje. Ai këtë e la të kuptohet nga një story me vëllain binjak të Donaldit, Romeon ku të dy u “dakorduan” që moderatoren kosovare ta dërgojnë në finale.
E përkrahja s’po mungon as nga yje të të gjitha fushave.
Futbollisti Mërgim Vojvoda, këngëtari Ermal Fejzullahu, këngëtarja Vesa Smolica, dizejnatorja Yllka Brada, moderatori Meriton Mjekiqi janë vetëm disa prej emrave që kanë realizuar video përkrahëse për Egzonën, mes tjerash duke rrëfyer edhe njohjen personale me të dhe raportin që gëzojnë.
Të përmbledhura disa prej videomesazheve të fytyrave publike në përkrahje të moderatores i gjeni në vijim. /Prive.al