Të famshëm shqiptarë marshuan sot në Tiranë

By

Rasti i abuzimit të një të miture 15-vjeçare në Tiranë nxiti reagimin e ashpër të qytetarëve, të cilët reaguan nëpër rrjete sociale duke dënuar rëndë pasigurinë e fëmijëve ndaj predatorëve seksual sidomos në vende si shkolla.

Nisur nga skandali i fundit që u bë publik, qytetarë, personazhe publike, organizata të shoqërisë civile dhe jo vetëm, marshuan sot në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 16:00.

Të famshëm si Anxhelina Hadërgjonaj, Sara dhe Lori Hoxha, Olti Curri, Eneda Tarifa, Dojna Mema, Landi Fornia, Rozana Radi, Orinda Huta e të tjerë ishin prezent në protestat e sotme në Tiranë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm