Semi ka publikuar këngën e saj më të re.
“Ani ani” titullohet projekti. Siç paralajmëruam javë më parë, falë tekstit lehtësisht mund të tërhiqen prapë paralele me historinë e Borës dhe Donaldit.
Teksti flet për partnerin e penduar për gabimet që do t’i kthehet dashurisë së vjetër.
Mes tjerash, në tekst thuhet se “te dera e banesës tem, ke me u lutë brenda a më len”, kujtim i freskët i episodit të raportimeve se Donaldi e ka vizituar Borën në shtëpi.
Projekti ka vulën e Yll Limanit.
I lidhur me historinë, apo jo?