Të dëgjosh mendjen apo zemrën? Kjo është pyetja!

By

Kur vjen puna tek lumturia jemi përballë dy dilemave. Duhet të dëgjojmë mendjen apo zemrën për të qenë të lumtur? Lufta mes mendjes dhe zemrës nuk është gjë tjetër vetëm vendosja përballë e mendjes racionale dhe emotive.

Një studim psikologjik i Fetterman dhe Robinson, në 2013, tregon se personat shumë racionalë dhe ata që dëgjojnë zemrën janë lehtësisht në të njëjtën varkë: Nuk ka një mënyrë më të mirë se tjetra për të marrë vendime, pasi të dyja kanë avantazhe dhe disavantazhe. Ka vetëm një mënyrë për të shmangur zgjedhjet e gabuara dhe të merrni vendimet e duhura: dëgjojini të dy zërat të integruara në mendimet tuaja.

Të dëgjosh mendjen

Nëse jeni shumë racional, po lini mënjanë një pjesë të rëndësishme të ekzistencës. Nuk jeni makinë por njeri dhe të ndjekësh vetëm mendjen mund t’u çojë në zgjedhje të drejta, por nuk mund t’ju bëjë të lumtur. Mundohuni ndonjëherë të dëgjoni dhe pjesën emocionale dhe vini re se çfarë ndodh brenda jush.

Të ndjekësh zemrën

Në të njëjtën mënyrë, nëse jeni veçanërisht impulsiv, dhe mendoni që keni një tru dhe duhet ta përdorni. Pra, ndiqni instinktin po gjithmonë me pak racionalitet që mund t’ju ndihmojë të merrni drejtimin e duhur.

Si t’u japësh zë të dyjave?

Kuptoni çfarë thonë koka dhe zemra, dhe vendosini në dialog. Mënyra më e mirë për t’i integruar është të zgjedhësh drejtimin me kokë por të përdorësh emocionet gjatë rrugës./tch

Artikuj të ngjashëm