Tayna në “beef” me politikanët: “Korrupsionin kush ua mësoi?”

By

Dy ditët e fundit diskursin publik e ka dominuar diskutimi nëse politika duhet të ndërhyjë në muzikë, për ta censuruar promovimin e drogës dhe akloolit.

Ideja erdhi nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i cili në komisionin Parlamentar për Shëndetësi, tha se duhet censuruar këngët që i flasin drogës dhe fenomeneve negative.

Image result for haxhi avdyli

Dhe në këtë mes, ai e përmendi repern Tayna për të cilën tha se i këndon marihuanës.

Por këngëtarja ka reaguar duke thënë se nuk i promovon ato gjëra, por me këngët e saja tregon sa të dëmshme janë derisa theksoi se vet s’përdor asgjë nga narkotikët, e madje as duhanin.

Derisa mbrëmë, ajo sërish ka reaguar përmes një postimi në instagram, ku thumbon politikanët:

“Athu kush ka bo këngë për korrupsionin që u stimuluan këta kur ishin të rinj?”, ka shkruar Tayna në Instagramin e saj, si kundërpërgjigje karshi kritikave se po promovon e po i stimulon të rinjtë të përdorin narkotikë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm