“Unaza” i bashkoi muaj më parë.
Por, me sa duket, raportet mes reperes Tayna dhe artistit Bardhi janë prishur.
Dyshja, që në janar publikuan duetin e tyre, i cili aktualisht numëron afro 15 milionë klikime në YouTube – nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Përndryshe, Tayna prej kohësh është zhdukur nga mediat sociale, që prej prishjes së bashkëpunimit me menaxherin e saj prej kohësh, Rinor Hykollin.