Taylor Swift ka thënë se është “plotësisht në shok” pas një sulmi me thikë në një klasë kërcimi që festonte me muzikën e këngëtares amerikane në Southport, Angli, la të vdekur tre fëmijë dhe të tjerë të plagosur.
Këngëtarja shkroi në Instagram se “tmerri i sulmit të djeshëm në Southport po e pushton vazhdimisht dhe se është krejtësisht në shok”.
“Humbja e jetës dhe pafajësia, dhe trauma e tmerrshme e shkaktuar mbi të gjithë kush ishte aty, familjet dhe reaguesit e parë”, shtoi ajo.
“Këta ishin vetëm fëmijë të vegjël në një klasë vallëzimi”, shtoi tutje Taylor.
Ngjarja ka habitur Britaninë dhe ka lënë policinë të përpiqet me shpejtësi të përcaktojë pse ndodhi një incident kaq i pazakontë shkatërrues në vend, ku zotërimi i armëve është shumë i kufizuar, por krimi me thikë është përshkruar si një “krizë kombëtare”.
Një 17-vjeçar u arrestua në vendngjarje me “dyshim për vrasje dhe tentativë vrasje”.
“Jam në një humbje të plotë për mënyrën se si mund t’i përcjell ngushëllimet e mia këtyre familjeve”, shkroi Swift në postimin e saj në Instagram.
Dy fëmijë vdiqën të hënën, dhe të nesërmen, Policia e Merseyside tha se një fëmijë i tretë kishte vdekur.
Në një deklaratë të policisë thuhet: “Vajza nëntë vjeçare ka ndërruar jetë në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm, të martën, 30 korrik. Mund të konfirmojmë se fëmijët që vdiqën dje ishin vajza të moshës gjashtë dhe shtatë vjeç”.