Futbollisti i kombëtares Shqiptare Taulant Xhaka, është fejuar gjatë ditës së djeshme dhe gjithçka u bë menjëherë publike në rrjetet sociale.
Ai i organizoi fejesën larg Kosovës dhe u shfaq në imazhe duke prerë tortën me të dashurën e tij Arbnorën, e cila po dukej shumë bukur në një fustan të kuq, siç edhe është bërë zakon që të vishet vajza që fejohet.
Ndërsa më vonë, ata kanë organizuar një festë të bukur mes miqsh e familjarësh, ku kanë kënduar e vallëzuar me këngë shqip.
Të gjitha këto momente i ka publikuar në Instagram, Leonita Lekaj, gruaja e Granitit apo nusja e madhe e shtëpisë, e cila duket të jetë kënaqur shumë në këtë ndejë. /Prive.al