Moderatorja shumë e dashur, Fjoralba Ponari ka vendosur të bëjë tatuazhin e saj të parë.
Këtë e ka ndarë me ndjekësit e saj duke shkruar se ky tatuazh për të paraqet periudhën më të vështirë të jetës deri më tani.
“Sad birds still sing”, që në shqip përkthehet ‘zogjtë e trishtuar këndojnë’, ishte thënia që ajo zgjodhi.
“Tatuazhi im i parë! Si për të përjetësuar në trupin tim, periudhën më sfilitëse shpirtërisht por njëkohësisht dhe më të guximshme që kam jetuar deri më sot. Gjurmën fizike ,kyçur në lëkure, që do më shoqëroje e formësoje sa të kem frymë. Një kujtesë e vazhdueshme ndaj vetes, për ta dashur jetën e për ta jetuar atë me gjithë momentet e saj të errëta dhe të ndritshme”, shkroi Fjoralba në postimin e saj.