Tara shfaqë aftësitë e saja në vallëzim (VIDEO)

By

Tara, vajza e ish çiftit të famshëm Blero dhe Teuta Krasniqi përveç shkollës është mjaft e angazhuar edhe në kohën e saj të lirë.

Ajo këtë vit sapo ka filluar shkollimin e saj duke u regjistruar kështu në klasë të parë mirëpo aktivitetet e lira për të kanë nisur qysh para një viti teksa u bë pjesë e qendrës artistike “iStar” në të cilën mamaja e saj është mjaft aktive e njëherit është edhe pronare.

Aftësitë e saja në njërën nga degët e artit të cilat praktikohen në atë shkollë ajo i shfaqi edhe sot, ngjarje të cilën nuk hezitoi ta xhirojë e ta publikojë në profilin e saj në Instagram mamaja e saj Teuta Krasniqi e cila sot sapo ishte rikthyer në punë pas pauzës së shtatëzanisë.

Fjala është për degën e vallëzimit, fushë të cilën duket se vajza e madhe e aktores e njeh mjaft mirë teksa për të nuk munguan as komplimentet nga nëna duke shkruar në postimin e bërë “Se nuk e di nëse është Tara apo Ciara” duke aluduar kështu në njërën prej artisteve më të njohura botërore. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm