Formati më i ri në Prive erdhi mbrëmë në edicionin festiv të vitit 2019-të.
Aktorja Teuta Krasniqi kësaj here, është intervistuar nga vajza e saj, Tara, e cila i ka bërë të ëmës të gjitha pyetjet që i kanë interesuar për të.
E derisa Tara e mori në dorë Timonin e Prive, ajo e pyeti të ëmën e saj diçka që s’e kishte pyetur as edhe një gazetar më herët.
“Çfarë të ka inspiruar të bëhesh aktore?”, ka qenë pyetja e Tarës për të ëmën.
Dhe aktorja aty rrëfei se e ka inspiruar një serial që e shihte qysh kur ishte fëmijë, dhe që atëherë ajo ka nisur të ëndërrojë për të qenit aktore. /Prive.al