Bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, Ariana ka tash e një kohë që është shndërruar në një ikonë të modës në rrjete sociale.
Kombinimet e saj në veshje, jeta që bën ndiqen nga shumë femra të tjera të cilat mbase e kanë bukuroshen edhe model.
E kjo e fundit në vazhdën e risive në dukje, një detaj të ri e ka zbuluar së fundmi.
Sipas gjasave, nga tani e tutje, Ariana do të bartë syze me dioptri me të cilat është shfaqur në imazhin më të ri në rrjete sociale.
Edhe pamja në këtë formë është komplimentuar nga ndjekësit e saj në Instagram. /Prive.al/