Ajo është një emër i ri i skenës muzikore botërore që sapo ka nisur të dalë në sipërfaqe.
Ilira, këngëtarja me prejardhje shqiptare që jeton dhe vepron në Gjermani me meritë quhet ‘princesha e muzikës pop”.
Ajo sapo ka lansuar projektin e saj të fundit të titulluar “Royalty”, i cili u prit shumë mirë nga audienca e saj dhe më gjerë.
Mirëpo, këto kohët e fundit ajo ka prezantuar edhe një talent tjetër të saj që ka lidhje me kreativitet.
Në llogarinë e saj në Instagram ajo postoi një foto të një çante të thjesht të kuqe, të cilën do ta transformonte.
Më pas pasi mbaroi punë ajo hodhi në llogarinë e saj në Instagram edhe rezultatin përfundimtar të çantës, ku kishte përdorur gurë, perla dhe disa vathe të vjetra.
Sa e zonja dhe kreative u tregua Ilira, gjykojeni vet në fotot e mëposhtme, dhe na tregoni mendimin tuaj më poshtë. /Prive.al