Korab Shaqiri në ceremoninë e përurimit si ‘doktor shkence’

By

Korab Shaqiri vitin e kaluar edhe një tjetër nivel akademik, duke përfunduar doktoraturën në lëmin e kompozimit.

Artisti kishte përmes Instagramit, se ka përfunduar me sukses disertacionin e doktoratës, duke fituar gradën shkencore “Doktor i kompozicionit”, në Shkup.

View this post on Instagram

Të dashur miq! Dje me datë 18 shtator 2019 në Universitetin “Shën Kirili & Metodi” në Shkup, e mbrojta me sukses disertacionin e doktoratës, duke fituar gradën shkencore “Doktor i kompozicionit” me dy tema: “I miri i motrës”, kantatë për mezosopran, kor dhe orkestër A3; si dhe “Ndikimi i muzikës tradicionale në opusin e kompozitorit bashkëkohor kosovar Valton Beqiri”. Falënderoj përzemërsisht mentorin tim akademikun Stojan Stojkov, për mësimet dhe këshillat tepër të vyera gjatë viteve studimore! Për ju zgjodha një tablo të shkurtër muzikore nga kantata “I miri i motrës” dhe disa foto nga familja ime dhe miqt e mi, ndërsa komplet veprën, mund ta gjeni në: YOUTUBE: "Sister's beloved brother" – Cantata for mezzosoprano choir & orchestra – Korab Shaqiri

A post shared by Dr.sc. Korab Shaqiri D.M.A. (@korabshaqiri) on

Sot ai hodhi në llogarinë e tij në Instagram edhe disa foto nga ceremonia e përurimit, ku prezent ishin e gjithë familja e tij.

“Sot në Universitetin “Shën Kirili & Metodij” në Shkup, u zhvillua ceremonia e përurimit të doktorëve të rinj të shkencave. Falënderoj Zotin që më dha shëndetin, familjen time që më qëndroi pranë në çdo moment @lulkajashari mentorin tim të nderuar Akademik Stojan Stojkov si dhe bashkëpunëtorët e mi. Dr. Korab Shaqiri – kompozim.” – shkruan ai nën fotot që ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram.

Kujtojmë që para disa ditësh, këngëtari publikoi edhe projektin e tij të ri, “Biri im” si dedikim për ditëlindjen e të birit, Alteut. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm