Një surprizë e këndshme dhe goxha emocionuese është përgatitur nga “Vëllai i Madh” enkas për Xhulin mbrëmë.
Kësisoj, e ftuar nga prezantuesit e spektaklit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, për të shkuar në dhomën e rrëfimeve, Xhuli aty ka gjetur vëllain e saj.
Takimi në mes të motrës e vëllait rezultoi të jetë emocionues dhe u mirëprit shumë nga Xhuli, e cila dukej më e lumtur se kurrë.
Për detaje tjera, shikojeni videon në linkun e mëposhtëm.