Takat e larta shkaktojnë një sërë problemesh

By

Sipas një mjeku në spitalin e Solihullit,  takat e larta lidhen ngushtë me dhimbjet e shpinës dhe ndrydhjet e nyjeve.

Në tekstin e mëposhtëm kemi cekur disa nga problemet shëndetësore që vijnë si rezultat i përdorimit të takave të larta.

Dhimbja e shpinës

Pozita jo e balancuar e trupit shkakton presion dhe ndrydhje të nyjeve. Qëndrimi jo-normal në këmbë për një kohë të gjatë shkakton dhimbje dhe çrregullime të shpinës.

Tendosje të thembrave

Mbajtja rregullisht e takave të larta shkakton tendosje të thembrës, e cila mund të sjell probleme në ecje dhe qëndrim në këmbë në moshë të shtyer.

Shputa e këmbës

Qëndrimi për një kohë të gjatë në taka të larta shkakton disbalanc dhe pesha e trupit përqëndrohet vetëm në dy pika të shputës: në thembër dhe në fundin e gishtave të këmbës që mund të shkaktojë deformime.

Mosrritja e thonjëve

Pozicioni i këmbës në taka dhe presioni që bëhet në pjesën e përparme të gishtave, gjegjësisht në pjesën e thonjve shkakton deformim dhe ndalon rritjen e tyre.

Artikuj të ngjashëm