Njëra nga modelet britanike që i ka inspiruar vajzat që ta duan veten për ashtu siç janë edhe me ca kilogramë më tepër, është Ashley Graham dhe ajo po që meriton një medalje për këtë punë!
Dhe tani Graham ka dhënë lajmin se po e pret fëmijën e parë me bashkëshortin e saj Justin Ervin.
Çifti e ka dhënë këtë lajm në Instagram, në përvjetorin e 9-të të martesës së tyre.
“Nëntë vjet më parë u martova me dashurinë e jetës time. Ka qenë udhëtimi më i mirë me njeriun tim të preferuar. Sot jemi tejet të bekuar dhe mirënjohës dhe të entuziazmuar që po e rrisim familjen tonë”, ka shkruar Graham, duke ia uruar bashkëshortit të saj përvjetorin e martesës.
Fotografitë e fundit që Graham publikoi në Instagram, janë realizuar vetëm ca javë më parë dhe ajo nuk pati dhënë indikacione se është shtatzënë.