Surprizë nga Kënga Magjike – edhe dy bukuroshet shqiptare pjesë e saj sonte

By

Sonte do të mbahet finalja e edicionit të 20-të i festivalit “Kënga Magjike”. Krahas surprizave që produksioni me siguri ka rezervuar për sonte, një prej tyre Ardit Gjebrea e zbuloi vetëm disa orë para natës finale.

Duket se krah tij do të jenë edhe dy bukuroshe të tjera, të cilat nuk e kanë për herë të parë prezantimin me Gjebrean. Armina Mevlani dhe Olta Gixhari me gjasë do të jenë sonte shoqërueset e Arditit, duke përsëritur edhe një herë eksperiencën e 6 viteve më parë, duke qenë se dy bukuroshet kanë moderuar Këngën Magjike në vitin 2012.

Ndërkohë ende nuk e dimë nëse Bora Zemani dhe Klaudia Pepa do të jenë edhe sonte si prezantuese; nëse Arditi ka menduar t’i shtojë edhe më hijeshinë skenës së madhe me 4 bukuroshe, apo nëse ai ka menduar që me Borën dhe Klaudian të prezantonte vetëm në netën gjysmëfinaliste.Gjithçka mbetet për t’u zbuluar sonte, se ç’ka ‘gatuar’ në të vërtetë producenti i njohur për natën finale të festivalit.

Artikuj të ngjashëm