Siç ishte paralajmëruar, NIN përmbyll ciklin e tij.
Emisioni më i ndjekur gjeneralist në prime-time pas gjashtë vitesh, pati epilogun në një episod fantastik.
Për herë të parë, Elvana Gjata rrëfehet për të gjitha të rejat e saj por jo vetëm kaq.
Këngëtarja performoi plot tetë prej këngëve të saj më të bukura të kohëve të fundit.
Emisioni nisi me këngën “Loti” dhe vazhdon me perlat e tjera të këngëtares duke përfshirë “single”, këngë të albumit “Çelu” dhe “3”.
Ndiqni performancën e saj në videon e mëposhtme. /Prive.al