Super spektakël me artistë shqiptarë në hapjen e stadiumit “Arena Kombëtare”

By

Janë publikuar disa nga emrat e këngëtarëve që do të këndojnë në hapje të stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Këtë të diel do të mbahet ndeshja e parë pasi Shqipëria do të ndeshet me Francën dhe hapjen do ta bëjë Era Istrefi.

Sipas Anabel, Era Istrefi do të hapë spektaklin me këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”. Pas saj Flori Mumajesi do të vijë me këngën “Kuq e Zi”, për t’u pasuar nga “Xhamadani vija vija”, që do të këndohet nga Aurela Gaçe.

Më pas në radhë, Juliana Pasha do të performojë “Himnin e flamurit”, ndërsa pas saj do ta mbyllë Besa Kokëdhima me himnin e Francës, “LaMarseillaise”./Prive.al

Artikuj të ngjashëm