Bebe Rexha ka qenë padyshim kryefjala e natës së parë të festivalit “Sunny Hill”.
Performanca e saj u duartrokit fuqishëm nga publiku, derisa Bebe interpretoi hitet e saj më të sukesshme që posedon në repertuar, dhe jo vetëm.
Ajo befasoi publikun duke inkuadruar edhe tupana, teksa po këndonte këngën “Say My Name”.
Ky gjest e qoi atmosferën në një nivel tjetër, duke e përforcuar lidhjen e saj me shqiptarët, prej ku e ka edhe origjinën.
E prej afër, Beben e të tjerët i ka ndjekur edhe CEO i festivalit, superylli Dua Lipa.