Super artisti po tërhiqet nga muzika?

By

Enrique Iglesias po tërhiqet nga muzika.

Këngëtari spanjoll e ka zbuluar lajmin gjatë një bisede me Ricky Martin dhe Sebastian Yatra, ku promovuan turin e ri që do të nisë së shpejti.

Artisti 46 vjeçar ka thënë se ky mund të jetë albumi i tij i fundit, dhe tha se kjo gjë nuk është një mendim i momentit pasi ai ka vite që dëshiron të tërhiqet nga muzika.

Albumi që quhet “Final”, do të ketë dy volume dhe pas tyre mbaron çdo gjë, ka deklaruar këngëtari. Ky do të jetë albumi i njëmbëdhjetë i artistit, pas 25 vjetësh në muzikë.

“Do vazhdoj të shkruaj këngë, por në një tjetër mënyrë. Nuk do ketë më albume apo punë si të tanishmet”, është shprehur Iglesias.

Ndërkohë fansat nuk e kanë pritur mirë këtë lajm, por mesa duket vendimi i Enriques është i pandryshueshëm.

Artikuj të ngjashëm