Këngëtare e moderatore dhe e cilësuar si njëra nga vajzat më seksi shqiptare, suksesi i saj në sferën publike në vendet ku flitet shqip është i padiskutueshëm.
Moderatorja e Top Channel Luana Vjollca, drejton spektaklin “Shiko kush luan” e përveç kësaj, së fundmi është treguar e suksesshme edhe me muzikë.
Këtë verë ajo solli një bashkëpunim me Bujar Qamilin, duke e risjellë këngën e tij të vjetër “M’i dhe flakë mallit tim” dhe një këngë solo.
E Luana së fundmi ka realizuar një intervistë me një medium afrikan, ku tregon 5-së gjërat që s’i kemi ditur për të.
“Luana është një shpirt religjioz dhe pavarësisht punës së madhe ajo thotë se lutet çdo natë para se të flejë”, shkruan ky portal për Luanën.
Po ashtu aty thuhet se Luanën mund ta joshni shpejt me ushqim, sepse ushqimi është pika e saj e dobët dhe se aty ajo gjen kënaqësi. /Prive.al