Ish-miss Shqipëria, Suada Sherifi, pak muaj më parë solli në jetë vajzën e saj Deizi.
Që prej ardhjes në jetë të vajzës, Suada ka qenë e rezervuar duke mos e ndarë imazhin e plotë të së bijës.
Por, nëse për një pjesë të fytyrave publike ky vendim zgjat me vite duke mos njohur publikun me fëmijët, e njejta nuk vlen për bukuroshen shqiptare.
Pak minuta më parë, në rrjete sociale, Suada ka ndarë një imazh ku vajza Deizi shihet e plotë me fytyrë.
‘Falemderit Zot për gjitha bekimet. Vajza ime, princesha ime. Thuani Mashallah’ – ka qenë mbishkrimi mbi imazhin e ndarë që është pasuar me shumë komente të ndjekësve të Suadës në rrjetin social Instagram.
Ndonëse pa dyshim se për këtë pjesë është akoma heret për vlerësim, nga tiparet kryesore vërehet se Deizi e vogël ka marrë shumë nga e ëma. /Prive.al/