Studimet tregojnë se tradhtia mund t’ju bëjë mirë

By

Kur partneri i një gruaje është i pabesë, tradhtia dhe zemërimi që ajo përjeton më pas, mund të jenë shumë të vështira për t’i tejkaluar.

Mirëpo studiuesit kanë gjetur se gratë të cilat e humbin partnerin e tyre për shkak të një gruaje tjetër, mund të jenë fituese në plane më afatgjata.

Ata thonë se eksperienca që ajo përjeton nga pabesia e partnerit të saj, e ndihmojnë që në të ardhmen të zgjedhë partner më të mirë.

Doktori Craig Morris, një biologjist evolucionar në Universitetin e Binghamton-it në New York, që edhe e ka realizuar studimin:

“Në më shumë se 85% të individëve përjetojnë të paktën një ndarje në jetën e tyre. Teza jonë është se gratë të cilat i humbin partnerët për shkak të një gruaje tjetër, zhvillojnë një inteligjencë më të lartë sa u përket lidhjeve romantike, duke zgjedhur partnerë më besnikë“.

Artikuj të ngjashëm