Stresit nuk i lënë përshtypje gjykatat

By

Gjykata e Tiranës dënoi dje me dy muaj burgim reperin Stresi. Aktakuza ishte ngritur për mos bindje dhe kundërshtim të forcave të rendit.

Por duket se ky vendim nuk i ka lënë fare përshtypje Arkimedit i cili përmes një postimi në Instagram ka ironizuar me këtë zhvillim.

“Sa kam qesh me lot. Vendimi ngelet vendim” – është shprehur reperi në fotografinë ku shfaq artikujt e gazetave që trajtojnë këtë çështje.

Ndryshe, Stresi ka një histori të gjatë mospajtimesh me policinë dhe gjykatat. Ai madje u zhvendos në Zvicërr duke potencuar se nuk mund të jetojë nën qeverinë e udhëheqir nga Rama. /Prive.al/

View this post on Instagram

Sa kam qesh me lot. Vendimi ngelet vendim

A post shared by STRESI (@stresi) on

Artikuj të ngjashëm