Stresi në burg por bashkëshortja e tij i dedikon fjalë zemre në përvjetorin e katërt

By

Stresi akoma vazhdon të jetë në burg, por bashkëshortja e tij Kejsi Lushja, i ka dedikuar fjalë emocionuese reperit, me rastin e katërvjetorit të lidhjes së tyre.

Ajo postoi një fotografi në Instagram për t’i treguar se sa shumë e do.

“E mbaj mend ditën kur u çmënda pas syve të tu! Më kalove në lagje aq afër saqë për herë të parë të pashë syt dhe u habita. Më përshëndete dhe të përshëndeta, dhe më pas kur u ktheva në shtëpi I thash motrës “ËOË çfarë sysh që kishte Stresi!” Gjithë ditën më ngeli mëndja tek to….Ja ku jemi 4 vjet më pas dhe ato syt e tu vazhdojn të më çmëndin si në ditën e parë që i pashë dhe e kuptova që të doja! He literally is the most beautiful man I’ve ever seen in my life”, ka shkruar Kejsi.

Nëse nuk e dini, Stresi është arrestuar muaj më parë nga policia në Tiranë pasi si raportohej, reperi u kap me drogë dhe armë në një hotel./Prive.al

Artikuj të ngjashëm