Stresi këtë të shtunë publikon këngën e re

By

Reperi Stresi ka njoftuar se kënga e tij më e re, e titulluar “Mos u dorëzo” do të lançohet këtë të shtunë të 20 prillit.

Siç duket, fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, do të vijë në bashkëpunim me reperin One T.

Përmes një videoje të postuar në një storie në Instagramin e tij, Stresi pos që paralajmëroi projektin e ardhshëm, sugjeroi fansat se duhet ta dëgjojnë me patjetër.

“Dua që ta dëgjojnë të gjithë”, tha Stresi pos tjerash në videon ku e ka etiketuar edhe One T, me mbishkrimin – “A je gati?”.

Mbetet të presim dhe të shohim se çfarë do na sjelli Stresi!

Artikuj të ngjashëm