Një nga lidhjet më të përfolura të showbizit padyshim që ishte lidhja e Kejsit dhe Stresit.
Ndarjet dhe ribashkimet e tyre përbënin gjithnjë lajm, por Stresi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, konfirmoi se ndarja e tyre është definitive.
“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, është përgjigjur Stresi.