Stresi i kërkon Edi Ramës “drejtësi” për Noizyn!

By

Reperi Stresi po vazhdon të shpreh revoltën e tij karshi arrestimit të kolegut të tij Noizy.

Pasi dje e ofendoi publikisht Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiun duke e kritikuar për arrestimin në fjalë e duke e quajtur “zdralajkë”, sot ai është drejtuar drejt Edi Ramës.

“Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, shkroi ai.

“Vëllai im qëndro i fortë, ata s’do ia dalin dot”, shkroi ai tutje duke ndarë një imazh me Noizyn.

Ky reagim i Stresit vjen pas tensioneve të fundit mes tij dhe autoriteteve në Shqipëri duke u fokusuar në mënyrën se si po trajtohet rasti i Noizyt.

 

Artikuj të ngjashëm