Stresi godet një këmbësore në Prishtinë? – Flet vet reperi

By

Gjatë ditës së sotme, në mediat online u raportua se Stresi ka shtypur me makinë një këmbësore dhe prandaj ishte ndaluar nga policia.

Por, ky lajm nuk është I vërtetë.

I kontaktuar, reperi nga Shqipëria tha se nuk e ka goditur askënd dhe se policia e kishte ndaluar thjesht për t’i bërë një kontroll rutinore.

Stresi tashmë po jeton në Prishtinë dhe së shpejti pritet të nxjerrë një album me këngë të reja.

Nëse nuk e dini, reperi ka qenë disa muaj në burg pasi u kap me drogë dhe armë vitin e kaluar në Tiranë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm