Stilistja e njohur shqiptare Stela Sallaku prej 9 muajsh ka filluar të kujdeset më shumë për shëndetin e saj.
Ajo ka arritur të humbasë 8 kilogramë dhe këtë sukses të sajin e ka ndarë dhe me fansat në
Instagram. Madje Stela ka treguar dhe “sekretin” se si ia doli pa dieta strikte dhe pa palestër.
Mbi foton e postuar në Instastory, Stela shkruan:
“Më në fund pas 9 muajsh kam humbur 8 kilogramë. U dobësova që të vishja prapë xhinset e
preferuara. Pa palestër, pa dieta të frikshme, vetëm ecje rreth 10.000 hapa në ditë, shumë ujë,
ëmbëlsira një herë në javë dhe jeshilllëqe pafund. Ua rekomandoj”