Stilistja amerikane Jeannie Mai sapo ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin rap artistin Jeezy.
“I kërkova Zotit një jetë plot dashuri dhe lumturi. Ai më dërgoi familjen time. Baby Jenkins është këtu”, shkroi ajo teksa ndau një foto të fëmijës në Instagram.
View this post on Instagram
Mai u martua me artistin 44-vjeçar Jeezy në prill të vitit 2021 pas divorcit nga burri i saj i parë Freddy Harteis, në vitin 2017. Për ironi, Mai dhe Harteis u ndanë për shkak se stilistja e famshme nuk dëshironte të kanë fëmijë me aktorin.
“Para se të martoheshim, e kisha shumë të qartë faktin se ndoshta nuk do të kisha fëmijë, vetëm sepse nuk e kam ndjerë kurrë këtë,” ndau ajo në “The Real” në 2014.
“E dini, unë isha, e di saktësisht se çfarë dua, e di saktësisht se çfarë lloj gruaje dua të jem dhe gjithmonë kam thënë, nuk do të bëhesha kurrë nënë”, tha ajo gjatë njoftimit të shtatzënisë në vitin 2021.
Por dashuria e saj për Jeezy-n, ia ndryshoi këndvështrimin e saj për mëmësinë.