Këngëtari i njohur me prejardhje shqiptare, Albert Stanaj, po vazhdon ngjitjen e tij drejt majave të skenës ndërkombëtare ndonëse me hapa të ngadaltë por të sigurt.
Pas shumë sukseseve që pati në disa evente në SHBA, Alberti duket se është i gatshëm të të vijë me diçka të re për publikun.
‘Meant to be’ titullohet projekti më i ri i artisit i cili është pjesë e albumit ‘From a Distance’ e sipas të gjitha gjasave do të publikohet të premten më 27 janar.
Të paktën kështu ka informuar vet ai në faqen zyrtare në Facebook teksa neve sna mbetet tjetër veçse të presim e të shohim se çfarë ka përgatitur këtë herë artisti. /Prive.al/