Mbretëresha dhe anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore, përfshirë Kate Middleton, Princin Charles dhe Camilla, marrin pjesë nëpër darka mbretërore duke u dukur bukur – por stafi ka punën për të siguruar që të gjithë janë të sigurt.
Banketet e familjes mbretërore janë raste të mëdha ku nikoqirët dhe stafi i tyre kalojnë muaj duke planifikuar çdo detaj të vogël.
Lista e miqve, menuja, dekorimi dhe fjalimet konsiderohen me kujdes për të siguruar që gjithçka është e përsosur.
Jo cuditërisht për ngjarjet ku marrin pjesë disa nga njerëzit më të fuqishëm në botë, duke përfshirë presidentët, ministrat kryesorë dhe familjarët, siguria është gjithashtu një sfidë e madhe logjistike.
Me kalimin e viteve, stafi ka shpikur një numër të vogël truqesh për të siguruar që Mbretëresha të mbahet e sigurt gjatë darkave – duke përfshirë sigurimin që askush nuk mund ta helmojë atë duke hedhur diçka në ushqimin e saj në kuzhinë.
Korrespodentja mbretërore Emily Andrews zbuloi: “Pasi gjithçka të jetë vendosur, rastësisht zgjedhim njërën prej pjatave që do t’i serviret madhështisë së saj.
“Pra, nëse dikush do të donte të helmonte monarkun, do të duhet të helmojë gjithë të ftuarit.”
Por rutina e mbrëmjes së Mbretëreshës është shumë, shumë e ndryshme nga ajo, kur ajo nuk po argëton figura të rëndësishme nga e gjithë bota.
Mbretëresha ka zgjedhjen e dhomave të saj luksoze të ngrënies por në vend të kësaj ajo zgjedh të hajë vaktin e saj të mbrëmjes në komoditetin e dhomës së ndejës.
Ajo ka një ekip kuzhinierësh që vijnë me zgjedhje të menysë për të çdo dy ditë, të cilat më pas paraqiten për Mbretëreshën që ajo të zgjedhë.
Burimi: Mirror.co.uk