Këngëtarja e njohur Mihrije Braha është top temë së fundmi.
Raporti me rëjën pas fejesës së djalit, mungesa e ftesës për Remzie Osmanin në aheng e kanë aktualizuar këngëtaren.
View this post on Instagram
Një prej komentuesve të saj i është ankuar sa i përket kësaj çështjeje.
Në një mesazh që po qarkullon në rrjete sociale, komentuesi në adresë të Mihrijes mes tjerash shprehet:
“Me u qu me na jep edhe këtë gajle e gazep se s’po i kena boll çmimet që janë rritur… Bravo Mihrije bravo”.
Nuk ka munguar edhe replika, duhet thënë, epike e këngëtares. Ajo e ka rekomanduar ndjekësin e saj që të mos e marrë seriozisht këtë pjesë.
“Ti a seriozisht e ke marrë a?” – ka qenë pyetja shoqëruar me qeshje me lot nga këngëtarja.
Mirë miq! Le të argëtohemi me këto raportime por siç po na rekomandon edhe Miki, asnjëherë mos t’i marrim seriozisht! /Prive.al