Ai njihet më së shumti për hitin e para disa viteve ‘Mu a lekt’.
Që nga ajo kohë, Sparksi numëron edhe shumë projekte të tjera teksa tash e një kohë është pasivizuar pak nga skena muzikore.
Ndryshimi i menaxhmentit, jeta mes trevave shqiptare dhe Europës e kanë bërë të veten sidoqoftë, rikthimi i fuqishëm duket të jetë gati.
Përmes rrjeteve sociale, artisti ka paralajmëruar një bashkëpunim të fuqishëm me Escobars, reperin me bazë në Londër i cili shquhej për miqësinë e fortë të dikurshme me liderin e OTR, Noizyn.
Kënga e përbashkët e dyshes do të titullohet ‘Mashallah’ dhe del ditën e nesërme në orën 15:00.
Pritshmëritë për këtë bashkëpunim interesant janë goxha të mëdha dhe neve s’na mbetet gjë tjetër pos të fillojmë numërimin prapa drejt publikimit të këtij projekti muzikor. /Prive.al