Më i dashuri nga të gjithë, Sabri Fejzullahu po feston ditëlindjen sot.
Këngëtari sot mbushi 73 vjet, por është e sigurt të thuhet se ai nuk duket aspak si mosha që mban në supe.
Gjithmonë i qeshur, energjik dhe me një stil të këndshëm, Sabri Fejzullahu ka mbetur ndër vite si këngëtari më i dashur i popullit tonë.
E se mosha është veçse një numër, na e dëshmon fakti, që Sabri Fejzullahu është në punë e sipër për albumin e ri.
Para pak muajsh mbajti një koncert falas për të gjithë popullit e tij gjatë bllokimit të pandemisë, e në korrik publikoi projektin e tij më të ri muzikor të realizuar me videoklip që mban titullin “Edhe një herë”.
Axha Sabri edhe 100! /Prive.al